AIR ENERGY SH.P.K
English
Srpska

RRETH ENERGJISË ME ERË

Energjia e erës është energji që prodhohet duke shfrytëzuar fuqinë e erës përmes turbinave me erë. Është një alternativë e shkëlqyeshme për djegien e karburanteve fosile (si qymyri), sepse era është e pastër, nuk prodhon emetime të gazrave serë dhe ka shumë prej saj. Aktualisht, është burimi më i lirë i energjisë i rinovueshëm në shkallë të gjerë.

Impianti i erës Kitka AIR ENERGY është impianti e parë i erës në Kosovë me 9 turbina të General Electric-ut, me 3.6 MW-- me lartësi të qendrës prej 110m dhe një diametër të krahut (blade) prej 137m së bashku me krahët.

Lartësia e tyre lejon që turbinat të kapin erëra më të forta, por ato mund të fillojnë të gjenerojnë energji elektrike në erëra të lehta rreth 3 m/s, duke arritur prodhim të plotë në erëra rreth 12 m/s. Turbinat kapin energjinë e erës brenda zonës së përfshirë nga krahët e tyre rrotulluese. Zona e përfshirë nga krahët e një turbine është rreth 1.5 hektarë (14741 m2) që është afërsisht e barabartë me sipërfaqen e 35 fushave të basketbollit.

Krahët, nga ana tjetër, drejtojnë një gjenerator që prodhon energji elektrike për të eksportuar në rrjet. Në kapacitet të plotë, turbinat e erës mund të gjenerojnë mijëra megavat (MW) orë energji elektrike.

All rights reserved © 2020 Air Energy SH.P.K.
Instagram Facebook Linkedin Twitter
soap2day